Thaçi: “Gjeneral” Salihu dha kontribut të madh në “Vendlindja thërret”

16 dhjetor 2017 | 11:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se veprimtari i shquar i lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Para 17 vitesh vdiq njëri nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu. Veprimtarinë atdhetare Jashar Salihu e kishte përcaktim themelor, duke lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes qoftë brenda, qoftë në diasporë. “Gjenerali” dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit “Vendlindja thërret”, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte personalitet që rrezatoi humanizmin, devotshmërinë dhe përkushtimin e lartë në të gjitha periudhat historike që kaloi lëvizja atdhetare, duke kryer me nder të gjitha përgjegjësitë politike”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti i fundit ai në Skenderaj, ku mbeti e vrarë…