Thaçi: Gjykata Speciale, çështje e mbyllur që nga viti 2015

05 shkurt 21:28

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e Gjykatës Speciale ka qenë e mbyllur në verën e vitit 2015.

“Kjo çështje është mbyllur qysh në verën e vitit 2015, dhe zhurmat e ndryshme që janë bërë më vonë kanë qenë të panevojshme dhe pa ndikim më tepër kanë qenë dhe torturim për qytetarin me atë opinion të ekzagjeruar për iniciativën e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë Thaçi.

Këto komente presidenti Thaçi i ka bërë në një intervistë në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini.

Presidenti shtoi se “Kosova ka marr vendimin e vet në vitin 2015 e ka themeluar Gjykatën Speciale jo që e ka dashur jo si e ka vlerësuar të drejtë, përkundrazi e ka vlerësuar të padrejtë”.

Thaçi shtoi se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli mblodhi…