Thaçi: I dhimbshëm lajmi për vdekjen e Bekim Lumit

30 korrik 2018 | 10:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të dhimbshëm lajmin për vdekjen e parakohshme të regjisorit Bekim Lumi.

Ai ka thënë se Lumi ka kontribuar shumë për teatrin dhe kulturën e Kosovës.

“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në…