Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?
27 tetor 2026
| 10:42
Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë
Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa i dyshuari, sipas Policisë, vazhdon të jetë në arrati.
Ndërkohë, sot në orën 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, në fshatin e saj të lindjes, Radac të Pejës.



