Thaçi kërkon mbështetjen e SHBA-së për demarkacionin, dialogun dhe ushtrinë

19 shkurt 2018 | 17:40

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të hënën në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, të cilin e ka falënderuar për mesazhet dhe urimet për 10-vjetorin e pavarësisë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, e cila ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mesazhet dhe urimet e presidentit Trump janë inkurajuese, për të punuar edhe më shumë”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Ai e ka informuar senatorin Johnson për konsensusin e krijuar lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për këto tema, në mënyrë që këto procese të kenë sukses.

Ndërsa amerikan, Ron Johnson, ka ofruar mbështetjen e plotë në të gjitha fushat për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskomandanti suprem i forcave aleate për Evropë, Sir James Everard,…