Thaçi: Konferenca e Rambujesë na solli lirinë

06 shkurt 2019 | 15:47

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 20-vjetorin e fillimit të Konferencës së Rambujesë.

Ai ka në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se kjo konferencë ia ka sjellë lirinë Kosovës.

“20 vjet nga Konferenca e Rambujesë. Kjo konferencë shënon fillimin e kohës ku ne ishim pjesëmarrës të barabartë për fatin tonë. Ajo na solli lirinë, pas gjenocidit të kryer nga Serbia. Sot, ne jemi të bashkuar që të arrijmë marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore dhe të përmbushim rrugën tonë: Kosova në OKB, NATO dhe anëtarësim në BE”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk, ka thënë se shpreson…