Thaçi: Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës

19 shtator 2020 | 14:06

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21-vjetorin e themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ka thënë se në këtë datë u jetësua ëndrra e Kosovës së lirë.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i vendit thotë se është krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës.

“Pas një lufte të pastër çlirimtare, bashkë me partneret strategjik perëndimor, ne jetësuam ëndrrën e Kosovës së lirë. Me të njëjtit aleat, ne nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së, për t’i hapur rrugë 21 vjet më parë themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të një shteti multietnik. Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, e cila sot është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve, që dikur ndihmuan në çlirimin tonë”, shkroi Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent…