Cakaj: Qeveria e Shqipërisë mbështet financiarisht shqiptarët në Mal të Zi për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe

19 shtator 2020 | 13:30

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare

Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

lg.php.gif Kryediplomati Cakaj theksoi se ky projekt, me rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi, i udhëhequr nga Këshilli e i mbështetur nga Shqipëria, do të vijojë edhe në Tuz, Guci e Plavë.

 “Ndërkohë ne do të vazhdojmë me qasje aktive e punë intensive për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në rajon”, ka shkruar pos tjerash Cakaj.

Postimi i plotë i Cakajt:

Edhe një tjetër punë e vyer e Shqipërisë për shqiptarët ???

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë.

Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri Krasniqi paralajmëron inspektim të bizneseve në veri të vendit.…