Thaçi: Kroatët dhe malazezët do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës

21 tetor 2018 | 13:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kroatët dhe malazezët do të kenë deputetë në Kuvendin e Kosovës në momentin kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

“Me t’u ndërruar Kushtetuta, pakica kroate, por edhe ajo malazeze do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Tani që të gjitha komunitetet e tjera në Kuvend kanë përfaqësuesit e tyre dhe është e padrejtë që të njëjtit të mos i kenë edhe kroatët e malazezët”, ka thënë Thaçi në një intervistë për kroaten “Vecernji List”.

Asnjë proces i ndryshimit të Kushtetutës nuk është duke ndodhur aktualisht dhe as nuk është paralajmëruar një ndryshim i tillë.

Thaçi ka folur për marrëdhëniet bilaterale me Kroacinë, për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon.

Ai ka folur edhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se ideja për korrigjimit të kufirit e largon rrezikun e ndarjes së Kosovës dhe e krijimit të ndonjë “Republika Srbska”.

Sipas tij, kundërshtarët e korrigjimit të kufirit nuk kanë asnjë ide, asnjë alternativë, që do të siguronte njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.

Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për transformimin e FSK-së, referendumin në Maqedoni dhe zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka mirëpritur marrëveshjen e…