Thaçi kujton masakrën në Abri të Epërme

26 shtator 2020 | 14:56

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.

“Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.

“Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 150 milionë euro më pak këtë vit kanë mbledhur…