Thaçi: Kurti uzurpator, erdhi në pushtet me yryshin e shkarkimit të presidentit

26 maj 2020 | 13:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe të martën e ka quajtur Albin Kurtin uzurpator të zyrës së kryeministrit.

Kurti në një konferencë për medie në Odën Ekonomike të Kosovës, ka thënë se Kurti për 45 ditë e ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk kam çfarë t’i shtojë më tepër asaj që kam deklaruar edhe dje. Kemi pasur një realitet ku Kurti ka realizuar një proces të negociatave prej pesë muajsh për formimin e qeverisë së tij. Unë me padurim kam pritur që ta dekretoj siç edhe ka ndodhur.  Ndërsa të gjithë janë dëshmitarë, edhe opinioni i brendshëm, skena politike dhe opinioni ndërkombëtar se Kurti në periudhën e tij të qëndrimit si kryeministër prej 45 ditësh është shkarkuar nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës apo është ndëshkuar nga përfaqësuesit e qytetarëve të vendit. Gjatë atyre 45 ditëve, ka bërë edhe dy shkelje të rënda të Kushtetutës, të cilat i ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese. Pra një njëri që i ka bërë dy shkelje të rënda të Kushtetutës dhe i shkarkuar  e ndëshkuar nga 2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk mund ta quaj ndryshe përpos uzurpator dhe paligjshmërisht duke qëndruar në zyre”, ka thënë Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet me yryshin për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit.

“Ju e dini se ai (Albin Kurti) ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit, por pata deklaruar edhe më herët se ai ka me u shkuar më shpejtë se presidenti”, është shprehur Thaçi. (L.G/ Epoka e re)

Vizitë në Odën Ekonomike të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Vizitë në Odën Ekonomike të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 26 mai 2020

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mjekeje në Teksas, e cila po ndihmonte në luftën…