Thaçi: Kushtetuta e Kosovës pasqyron përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi

09 prill 2018 | 10:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës pasqyron përpjekjet shekullore për liri ashtu si edhe vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme në paqe të qëndrueshme.

Në dhjetëvjetorin e Kushtetutës, presidenti Thaçi ka thënë se nuk do të ndalen së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot shënon dekadën e parë. Si udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit, ajo pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme.

Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel…