Thaçi: Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkeli

05 mars 2019 | 13:46

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar me dhimbje vdekjen e ish-zëvendëskancelarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”,  Thaçi ka shkruar se liria e Kosovës ishte ndër prioritetet më të mëdha që kishte Kinkel.

“Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e ish-zëvendëskancelarit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, i cili gjatë viteve të ’90-ta kishte formësuar politikën e jashtme gjermane në adresimin e çështjes së Kosovës. Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkel. Qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e tij. Në emër të qytetarëve të Kosovës, popullit gjerman i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Zallq të komunës së Istogut, është gjetur një…