Thaçi: Majlinda, Nora dhe Distria, janë krenaria e Kosovës

27 tetor 2018 | 19:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar xhudistet kosovare për pjesëmarrjen në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Thaçi në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se ato gjithmonë po dominojnë me talentin, përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Xhudistet tona, në çdo garë ndërkombëtare, gjithmonë po dominojnë me talentin, përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre. Edhe në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Majlinda, Nora dhe Distria shkëlqyen duke i siguruar Kosovës sërish medalje dhe tituj ndërkombëtarë. Me fitoret e njëpasnjëshme, ato vazhdimisht po e promovojnë Kosovën në çdo cep të botës. Majlinda, Nora, Distria dhe sportistët tanë janë krenaria e Kosovës! HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se vendi i saj…