Thaçi: Marsi gjithmonë na kujton lavdinë e luftës së drejtë

26 mars 2018 | 11:20

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar të rënët në Krushë të Vogël.

Ai ka thënë se ky fshat është simbol i mbijetesës dhe sipas tij do të mbetet gjithmonë fshat i rilindur mbi sakrificën.

Muaji mars gjithmonë na kujton lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda nëpër të cilat kemi kaluar dhe humbjet e më të dashurve tanë. Këto ditë kujtojmë masakrat që janë kryer gjithandej Kosovës, në Anadrini, Dukagjin, Drenicë e Gollak. Sot e tërë Kosova bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve për jetët e humbura në Krushë të Vogël. Ky fshat është simbol i mbijetesës dhe do të mbetet gjithmonë fshat i rilindur mbi sakrificën e atyre që ranë dhe u flijuan vetëm pse ishin në vendin dhe në shtëpitë e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët dhe për veprën e tyre në shërbim të atdheut!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mejdi Gallapeni, i cili…