Thaçi: Masakra e Likoshanit e Çirezit bën që Kosova të fitojë përkrahjen e botës

28 shkurt 12:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e shënimit të 20-vjetorit të masakrës së Likoshanit dhe Çirezit.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se masakra e 28 shkurt të vitit 1998 në Likoshan dhe Çirez bënë që Kosova të fitojë përkrahjen e botës.

Sipas Thaçit, 20 vite pas kësaj masakre makabre, Kosova po ndryshon.

“Kjo sakrificë, rezistenca jonë për liri dhe pavarësi bënë që Kosova të fitojë përkrahjen e botës. Si shteti i ri duhet të bëjmë shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë, dy dekada liri, një dekadë pavarësi”, ka deklaruar Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, ka thënë se pret që vendi…