Thaçi me kryediplomatin e Maltës diskuton për përkrahjen në integrimet evropiane

07 mars 2019 | 14:15

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela.

Thaçi e ka falënderuar kryediplomatin e Maltës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh presidenti Thaçi.

Edhe ministri i Jashtëm i Maltës ka theksuar se Malta do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarë të kryesisë të LDK-së, kryetarë të degëve dhe aktivistë…