Thaçi mirëpret miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i ShBA-së

23 tetor 2019 | 09:22

“E mirëpres miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i SHBA-së, që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se kjo rezolutë mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu sipas tij, tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake.

“Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, miratoi të martën…