Thaçi: Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës, humbje e madhe për kulturën dhe artin kombëtar
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha.
Ai ka thënë se ndarja nga jeta e Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.
“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3439671766103158/?type=3&theater



