 
                    Thaçi nderon familjen Dedaj (Foto)
                06 qershor 2018
                |  17:18
            
        Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, familjen Dedaj.
“Medalja e Pavarësisë për familjen Dedaj. Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, nderoi me Medaljen e Pavarësisë, familjen Dedaj, për të nderuar 12 martirët e kësaj familje, të rënë heroikisht në përballje me forcat serbe, për lirinë e Kosovës, më 27 prill 1999! Lavdi të gjitha familjeve martire!”, ka shkruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/



 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        