Thaçi në Hagë: I vetmi njeri që po bënte plane morbide ishte Millosheviqi

18 shkurt 2026 | 14:27

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues. Ai ka deklaruar se  vetëm një e vërtetë, se është plotësisht i pafajshëm.

“Për gati tri vite në këtë sallë gjyqi ju keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes, ju i keni parë faktet. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se i vetmi person që po bën plane për gjenocid, ishte Sllobodan Millosheviqi.

“Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij…