Thaçi nga Haga ia përcjell Ramës edhe një porosi për Kosovën

27 prill 2021 | 22:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” mesazhin e urimit nga ana e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar.

Duke iu drejtuar me fjalët “Vëlla Edi”,  Thaçi i uron Ramës fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, ku i shkruan se muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit për fitoren në këto zgjedhje.

Në ketë letër Thaçi i dërgon edhe një porosi Ramës për Kosovën.

“Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.
Me dashuri,
Vëllau yt,
Hashimi”, ka shkruar Thaçi.

Hashim Thaçi i shkruan letër Edi Ramës nga Haga, e uron për fitoren në zgjedhje

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid dhe Chelsea lënë gjithçka të hapur për në…