Thaçi: Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar

23 korrik 2019 | 11:40

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad.

Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për punën e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fushat.

“Me projekte dhe investime konkrete, Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Po ashtu, Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e tij të ardhshëm.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, ka theksuar se Norvegjia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka është gati për mbajtjen e turneut të parë përkujtimor…