Sot nderohet dhe përkujtohet ‘Fadil Vokrri’

23 korrik 2019 | 11:38

Gjithçka është gati për mbajtjen e turneut të parë përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018.

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Këshilli Organizativ (KO), ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë turne që mbahet në datëlindjen e tij më 23 korrik. Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Flamurtarit nga Vlora, Veteranët e Tetovës, Llapit dhe Prishtinës, (Veteranët +45 vjet). Turneu do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Agjenda e turneut

Në orën 16.00 homazhe të pjesëmarrësve te varri i Vokrrit
Në orën 17.30 hapja e turneut
Në orën 18:00 ndeshja e parë gjysmëfinale Flamurtari (Vlorë)-Veteranët e Tetovës
Në orën 19:00 ndeshja e dytë gjysmëfinale Prishtina-Llapi
Në orën 20:00 ndeshja e tretë, finalja
Pas përfundimit të turneut, darkë e përbashkët.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga surprizat e afatit kalimtar në NBA ishte transferimi…