Thaçi: Nuk merrem me Vjosa Osmanin, veprimi i saj nuk më brengos personalisht

07 shkurt 2020 | 21:25

Presidenti Hashim Thaçi sonte në ‘A Show’, duke komentuar heqjen e fotografisë së tij nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do që të merret me këtë fundit.

Megjithatë, presidenti thotë se ai veprim nuk ndikon në rrafshin personal.

‘’S’dua të merrem me personin në fjalë. Është vendim i Kuvendit të Kosovës zgjedhja që ka bërë. Për mua është dicka që nuk më ka brengos në rrafshin personal dhe privat por duhet të kemi pjekuri dhe sjellje racionale’’. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e radhës në Superligë,…