Thaçi: Nuk synoj mandat tjetër si president

24 shtator 23:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të kandidojë më për postin e presidentit të vendit.

“Definitivsht nuk synoj një mandat tjetër në zyrën e presidentit”, është shprehur Thaçi në T7.

Ndërsa për kandidaturën e Ramush Haradinajt, Thaçi refuzoi të komentojë.

“S’mendoj hiç për kandidaturën e Haradinajt. Është çështje e spektrit politik, jo e imja”, ka thënë Thaçi.

Po ashtu ai ka ritheksuar edhe njëherë se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohet aktakuza e Hagës. “Nëse më konfirmohet aktakuza  do të jap dorëheqje automatikisht”, shtoi Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministra e re Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Evis…