Thaçi, pas takimit me ambasadorin amerikan dhe liderët: S’kemi kohë të humbim

31 janar 2019 | 19:41

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar rreth takimit që ka pasur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dhe liderët institucionalë.

“Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj në Qeveri me…