Thaçi, pas vdekjes së Avni Mulës: Lamtumirë nderi i kombit!

30 tetor 2020 | 08:21

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mulës. Presidenti ka shkruar në “Facebook” se vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje e madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij. “Brenda një periudhe të gjatë jetësore Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare. Lamtumirë maestro! Lamtumirë nderi i kombit”, ka shkruar presidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një muaj ndërprerje, Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel…