Thaçi përkujton 20-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, kërkon drejtësi

19 maj 2019 | 13:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 20-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës duke thënë se kjo është njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë.

Fatkeqësisht ai ka thënë  se edhe pas dy dekadave ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk ka dalë para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare.

“Para 20 viteve, në burgun e Dubravës filloi njëra nga masakrat më mizore mbi të burgosurit shqiptarë, e kryer nga forcat policore serbe për disa ditë me radhë. Vrasja e 160 të burgosurve dhe plagosja e mbi 300 prej tyre, tregon më së miri natyrën gjenocidale të shtetit të Serbisë, që kreu mbi 400 masakra, vrau mbi 13 mijë civilë vetëm në vitet 1998-1999. Në mesin e të burgosurve që pësuan në ditën e parë ishin edhe veprimtarët Enver Topalli dhe Abdullah Tahiri. Edhe pas 20 viteve, fatkeqësisht ende askush nga urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve me motive gjenocidi nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Golden State fitoi 110-99 ndaj Portlandit në finalen…