Presidenti Thaçi, pjesëmarrës në takimin e liderëve evropianë në Davos

25 janar 2018 | 12:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili është mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos.

Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se në këtë takim është biseduar për rolin e Evropës në botë dhe për një bashkëpunimin të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në “Facebook:
Në këtë mëngjes mora pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë.
Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne.
Gjatë ditës do të jem pjesëmarrës në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bërë me dije se…