Interpelanca e Haradinajt për rastin e ministrit Gashi nis në orën 14:00

25 janar 2018 | 12:52

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bërë me dije se duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Pas kësaj interpelance, Kuvendi do të vazhdojë punën me shqyrtimin e disa projektligjeve.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,

5. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,

6. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

18. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,

19. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteve dhe për Kthim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, pas azhurnimit të bërë nga…