Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren përsëri shënon ngritje në rangimin ndërkombëtar

25 janar 2018 | 12:45

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, pas azhurnimit të bërë nga Cybermetrics Lab –  Spanish National Research Council (www.webometrics.info), përsëri ka shënuar ngritje në rangim. Në bazë të rezultateve të publikuara në këtë web të cilat i ka përpunuar profesori i mirënjohur i UP-së, Prof. Dr. Blerim Rexha, UPZ është avancuar për 1473 vende më lartë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar. Në bazë të këtyre rezultateve, UPZ rikonfirmohet universiteti i dytë publik në vend.

Profesori Rexha, në një postim në fb ka theksuar se algoritmi i rangimit i bërë publik në http://webometrics.info/en/node/200 po avancohet çdo vit duke u krahasuar me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education, etj..

Vlen të theksohet se vitet e fundit UPZ ka shënuar ngritje të vazhdueshme në ragimin ndërkombëtar, ndërsa vitin e kaluar ishte universiteti me progresin më të madh në trojet shqiptare, duke u ngritur për mbi 6 mijë vende në këtë ranglistë. Deri këtu UPZ ka arritur falë punës dhe përkushtimit të gjithë punonjësve të UPZ-së dhe menaxhmentit me në krye Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj  i cili gjatë mandatit të tij ka vendos standarde të larta në çdo aspekt, ka theksuar Ramadan Baraliu, zëdhënës i UPZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar se…