Thaçi pranoi rikonfirmimin e njohjes nga Guinea-Bissau

19 shkurt 2018 | 16:19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të hënën në takim ministrin e Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë së presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna dhe këshilltarin e presidentit, Paulino Cabral.

Në këtë takim, ministri i shtetit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna ia ka dorëzuar presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, Jose Mario Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato.

“Falënderoj presidentin Vaz, qeverinë tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova do të jetë gjithmonë një shtet mik i juaji dhe synojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa ministri i Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë të presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në…