Thaçi pranon se ka udhëzuar Haxhi Shalën se si të votojë sot

03 qershor 2020 | 16:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar se deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, e ka konsultuar se si të votohet sot në seancën në të cilën është formuar Qeveria e re.

“Unë jam president dhe kam për obligim të takohem me të gjithë përfaqësuesit legjitim të institucioneve dhe çdo deputet ka legjitimitetin e vet dhe, unë nuk refuzojë së diskutuari për çështje madhore me ata që pajtohen dhe nuk pajtohen”.

“Duke u bazuar në përvojën time jo rrallë unë jap këshilla dhe rekomandime se çfarë i bie mirë vendit, demokracisë dhe zhvillimit. Dhe në kuadër të kësaj mendoj se jo vetëm deputetin në fjalë, por kushdo që do të kishte kërkuar këshillë do ta këshilloja të votojë për demokracinë, për shtetin jo për ideologji…”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.06.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…