Thaçi promovon librin e tij biografik në Hagë

23 prill 2018 | 20:50

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas ligjëratës me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën” në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael” në Hagë, ka marr pjesë në prezantimin e librit  të tij biografik “New State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Pasi nënshkrova kopje të shumta, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Holandë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

“Ishte mendim i përbashkët se Kosova është shembull i shtetndërtimit të suksesshëm dhe rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB është e pandalshme”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka…