Thaçi: S’ka pengesë në prodhimin e energjisë

04 prill 2020 | 11:32

Prodhimi vendor nga termocentralet e KEK-ut është rreth 800 megavatë orë energji elektrike, bërë njoftuar drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi. Në një intervistë për Ekonomia Online, Thaçi u shpreh se në funksion janë dy blloqe të Termocentralit Kosova B dhe dy të tjerë të Termocentralit Kosova A. “Aktualisht jemi duke punuar me krejt kapacitetin, i kemi në funksion dy blloqet në Termocentralin Kosova B dhe dy të tjera në TC Kosova A, që gjithsej prodhojnë 800 MW në orë. Po ashtu, në divizionin e minierave i kemi në punë të gjithë ekskavatorët, rezervat janë të mjaftueshme dhe momentalisht nuk kemi asnjë pengesë që prodhimi i energjisë elektrike të jetë në kushte normale”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se në bazë të informatave që i ka, ngarkesa është më e madhe për shkak që të gjithë qytetarët janë nëpër shtëpi sesa në kushte normale. Madje ata kanë bërë edhe një plan shtesë, nëse rritet kërkesa, ku thotë se do t’u mundësohet akomodimi në ndonjë hotel në mënyrë që të jenë permanentë në vendin e tyre të punës. “Ne kemi rikthyer planin e punës nga 8 orë siç ka qenë dhe kemi kaluar në 12 orësh, në mënyrë që të kemi më pak njerëz në pikat e ndryshme të prodhimit. Po ashtu, kemi hartuar planin B nëse ndodhë ndonjë rast me punëtorët tanë në divizionet tona, në mënyrë që ta izolojmë atë punëtorë. Plani B parasheh se nëse rritet kërkesa, pa të cilët nuk bën prodhimi, t’i vendosim punëtorët në Termocentral apo ta kontaktojmë ndonjë hotel, në mënyrë që ata të jenë permanentë në vendin e tyre të punës”, ka thënë ai.

Ditë më parë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’i stimulojë me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm të gjithë punëtorët pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka biseduar…