Thaçi takohet me Ashtonin: Kosova nuk i harron miqtë e saj

01 qershor 2018 | 11:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Britani të Madhe është takuar më baroneshën Catherine Ashton, e cila ka qenë shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE).

Duke iu referuar rolit të baroneshës Ashton në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Thaçi ka thënë se shteti ynë nuk harron asnjëherë miqtë e vetë.

“Vizitën time në Londër, e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish-ministrin për Evropë, Jim Murphy. Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirimin, pavarësinë dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve të saj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maturantët e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë të…