Thaçi takohet me shefin e EULEX-it, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit

23 korrik 2019 | 18:09

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të martën në takim ushtruesin e detyrës se shefit të EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Presidenti Thaçi ka thënë se EULEX-it mbetet i rëndësishëm për Kosovën dhe se ka sjellë përvojë të mirë për institucionet e Kosovës.

“Kemi bashkëpunim të mirë me EULEX-in. Institucionet e Kosovës kanë përfituar nga përvoja me EULEX-in”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka theksuar se EULEX-i është mision i suksesshëm dhe Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Ndërsa, Bernd Thran është shprehur se EULEX-i do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në përputhje me mandatin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerand Stavileci, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka…