Thaçi takohet me Vuçiqin

25 janar 2018 | 12:57

Liderë të ndryshëm, presidentë e kryeministra janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku po diskutojnë mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Kosovën e përfaqëson presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar për “RTK”-në se ky forum është mundësi e mirë që të diskutohen shumë çështje.

Një prej tyre, presidenti Thaçi ka thënë se ashtu si për Kosovën, por edhe rajonin është edhe dialogu me Serbinë.

Ai ka thënë se ky dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve do të rifillojë së shpejti, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur ky dialog do të mund të përfundonte. Thaçi ka deklaruar se në kuadër të takimit joformal të titulluar “Liderët e rinj për Evropën”, ndër të tjerë, ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Thaçit, me homologun e tij serb, takimi ishte korrekt dhe se me të ka diskutuar për çështjet aktuale ndërmjet dy vendeve, e që kanë të bëjnë kryesisht me ato që ndërlidhen me dialogun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në…