Thaçi takon Limajn e Ahmetin, flasin për fazën finale të dialogut me Serbinë

24 dhjetor 2018 | 16:44

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të hënën në takim kryesuesit e ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

Thaçi ka biseduar me Limajn e Ahmetin për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, presidenti Thaçi, Limaj e Ahmeti kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të koordinimit përgjatë procesit të bisedimeve dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’i sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

“Ky momentum duhet shfrytëzuar dhe është e nevojshme të forcohet edhe më shumë uniteti politik dhe të flitet me një zë për Kosovën. Kjo ishte edhe kërkesa e qartë e presidentit Trump për lidershipin e Kosovës, të cilën ne duhet ta respektojmë, sepse është në përputhje të plotë me interesin tonë shtetëror”, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim të Presidencës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që…