Haradinaj mirëpret propozimin e Thaçit për rritjen e pagave për ushtarët e Kosovës

24 dhjetor 2018 | 16:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që e drejton do ta mbështesë propozimin e presidentit Hashim Thaçi për rritjen e pagave për ushtarët e Kosovës.

Ai në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se asnjëherë nuk ka hezituar në mbështetje financiare sa i përket sektorit të sigurisë.

“Rritjen e pagave për ushtarët e mirëpresim si Qeveri në çdo kohë dhe atë propozimin nga secili institucion. Sidomos në çështje të sigurisë asgjë s’kemi kursyer”, ka thënë Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një…