Thaçi takon Ramën, bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

18 nëntor 2019 | 15:14

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Thaçi ka thënë se me Ramën ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se vendimi i…