Thaçi: Të pagjeturit, ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë

31 dhjetor 2018 | 12:58

Presidenti Hashim Thaçi së bashku me familjarët e personave të pagjetur, në ditën e fundit të këtij viti, ka bërë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. 

“Kjo është ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë, të cilën e bartim me vete në momentet e gëzimit dhe hidhërimit. Në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut në Bruksel, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare. Familjet e të pagjeturve meritojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, prandaj si institucione do të bëjmë të pamundurën që ta zbardhim fatin e tyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. 

Së bashku me familjarët e personave të pagjetur, në ditën e fundit të këtij viti, bëmë nderime te Memoriali për të…

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 31. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Tahiri është njëra ndër personalitet politike që ka qenë…