Thaçi: Vdekja e regjisores Arzana Kraja, lajm i trisht për të gjithë ne

13 nëntor 2019 | 14:01

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne.

“Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Hashim Thaçi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Çeki. Futbollistët…