Thaçi: Veliaj është shembull për të gjithë kryetarët e kryeqyteteve të rajonit

24 shtator 2020 | 19:37

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

Thaç këtë njoftim e ka bërë përmes një postim në ‘Facebook’ për takimin e tij me Veliajn, si dhe ka lavdëruar punën e tij.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtetet evropiane dhe kudo në botë, sportistët shqiptarë po…