Thaçi viziton memorialin në Prekaz: Shteti jonë është i ndërtuar dhe bazuar mbi vlerat çlirimtare

05 mars 2018 | 11:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Kosovës e ka bazament luftën çlirimtare, derisa ka vizituar varrezat në kompleksin memorial në Prekaz në 20-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes Jashari, raporton Klan Kosova.

“Jemi këtu për nderime institucionale për të vazhduar me manifestime të tjera për nderimin për rënien historike”, ka thënë Thaçi.

“Shteti jonë është i bazuar dhe ndërtuar mbi vlerat çlirimtare, prandaj sot në këtë 20 vjetor të rënies historike të komandantit legjendar Adem Jashari, duhet i gjithë populli të ndjehet krenar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën e Apelit, sot kanë nisur punën pesë gjyqtarë…