Thaqi: Ballkani nuk është skuadër e pamposhtur

29 shkurt 2020 | 00:05

Sot (e shtunë) përballen Prishtina dhe Ballkani në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi ka deklaruar se skuadra kampione e vjeshtës, Ballkani, nuk është skuadër e pamposhtur.

“Jemi në formë të mirë dhe mendoj se do të fitojmë kundër Ballkanit, pasi nuk është skuadër e pamposhtur. Fusha është e përshtatshme për lojë dhe mbetet të shihet se a do t’i arkëtojmë tri pikët”, ka deklaruar ai.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 17:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se kongresisti John Ratcliffe është kandidati i…