Thaqi: Lincoln Red kundërshtar i vështirë, por ne synojmë kualifikimin

09 gusht 2020 | 18:05

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, ka thënë se skuadrës së tij i ka rënë kundërshtari më i vështirë. Ai ka bërë me dije se Prishtina do ta japë maksimumin për t’u kualifikuar në raundin e parë, raporton “Epoka e re”.

“Është hera e tretë që do të udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat ta tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtojmë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje. Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë Thaqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Manchester City dominojnë në formacionin e ndeshjeve të…