Thashethemi shokues për këngëtaren e njohur, Linda Halimi

16 dhjetor 2023 | 19:43

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, spekulimet dhe dyshimet për jetën personale të këngëtares Linda Halimi, një ndër banoret e shtëpisë, janë kthyer në temën diskutimi. Debati u nxit pas një bisede që Santiana kishte me Albën dhe Bucin, ku ndau me ta një përvojë personale me Lindën.

Santiana rrëfeu se Linda një herë i kishte shprehur ndjenja, duke i zbuluar se “i pëlqejnë edhe femrat”. Kjo ngjalli shkëndija dyshimi mes të banorëve dhe ndezi kuriozitete për orientimin seksual të Lindës.

Më pas, gjatë një diskutimi me të gjithë banorët për komunitetin LGBT+, Santiana kërkoi qartësi nga Linda në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e pyetur para të gjithëve:

“A ke diçka me këtë komunitet, që po i mbron kaq shumë?”. Kjo pyetje e befasishme ka shtyrë të tjerët të pyesin nëse Linda është pjesë e komunitetit LGBT+ dhe më saktësisht nëse ajo është biseksuale.

Linda Halimi, deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje të qartë rreth këtyre dyshimeve, dhe mbetet të shihet, nëse do të flasë haptazi për këtë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ku të shkoni në natën e Vitit të Ri? Nëse…