Thauvini lë Marseillen për Milanin

17 prill 2019 | 13:03

Milani ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm rreth blerjes së lojtarëve të rinj.

Florian Thauvin raportohet se do të jetë një ndër përforcimet e para të skuadrës së famshme italiane gjatë afatit kalimtar të verës. Revista “France Football” ka raportuar se klubi i Marseilles tashmë ka pranuar një ofertë për sulmuesin e krahut të djathtë. Francezët për lojtarin kanë kërkuar rreth 35 milionë euro si dëmshpërblim për t’i humbur shërbimet e lojtarit që këtë edicion ka shkëlqyer.

Ndryshe, ai ka shënuar 15 gola dhe ka nëntë asistime në 33 paraqitje për Marseillen, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021. Ndryshe, Milani është në zonën e Ligës së Kampionëve në ligën elitare të Italisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë…